Në 23 vjetorin e RTV21, Saraçini-Kelmendi paralajmëron shumë risi
Radiotelevizioni 21 sot feston ditëlindjen e 23 me shumë suksese.
Shtëpia me e madhe mediale në Kosovë vazhdon punën suksesshëm me 7 kanale televizive, radion dhe dy portale, me bazë njërën në Kosovë dhe tjetrën në Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë kompania 21MEDIA, nuk e ka ndërmend të ndalet! Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini -Kelmendi duke uruar këtë 23 vjetor, ka paralajmëruar se 21 Media do të ketë edhe shumë risi. Saraçin-Kelmendi përveç risive programore paralajmëroi edhe një kanal të ri televiziv që do t’i shtohet shtëpisë së madhe mediale RTV21.
Derisa rikujton që Radiotelevizioni 21 bazamentin e ka në gazetari të pavarur, drejtoresha Afërdita Saraçini -Kelmendi thotë së pasuria më e madhe e saj janë bashkëpunëtorët e saj.
“Puna më e madhë që është bërë, besimi në një media e cila është vërtetë e pavarur, e cila vërtetë sjell informacionin e vërtetë, e cila vërtetë ka qëndruar dhe qëndron dhe bazamentin e ka në gazetarinë e pavarur… Unë, RTV21 dhe të gjithë njerëzit aty i konsideroj si pjesëtarë të familjes sime të madhe, dhe kjo është pasuria ime më e madhe që mund të krijoj dhe që më mbanë të re në këtë profesion”, tha ajo.
Ndërsa, hapja e TV21 në Maqedonin e Veriut në vitin 2015, drejtoresha e Përgjithshme e RTV21 tha se ka qenë një hap i guximshëm dhe ka bërë shumë ndryshime atje.
Në këtë ditëlindje, Drejtori i Kulturës, Florin Kelmendi u shpreh se gjatë këtyre 23 vjetëve kanë bërë shumë për kulturën dhe së është i lumtur me gjithë punën që është bërë në këtë drejtim.
Pikërishtë në ditëlindjen e 23-të të RTV21 mysafir në studion e “Bon Bon-it” ishte edhe drejtori i informacionit, Eugen Saraçini i cili tha se që nga themelimi i RTV21 kemi pasur mision të qartë se ku dëshirojmë të mbërrijmë dhe çfarë medium dëshirojmë. /21Media