Kaloni te përmbajtja kryesore

“Omicron” rrezikon të përhapet në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një komunikatë për media sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë.
IKSHPK ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është stabile, mirëpo duke shikuar vendet evropiane edhe Kosova rrezikohet nga përhapja “Omicron”.
“Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë IKSHPK.
IKSHPK ka thënë po ashtu se situata mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja. Ndërkohë kanë bërë thirrje për respektim të masave e vaksinim.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës. Që nga java e kaluar Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare”, ka apeluar IKSHPK-ja.

Sot një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë.
Në Kosovë, deri më tani, 776 mijë e 635 persona janë vaksinuar me të dy dozat.
Prej 9 dhjetorit, autoritetet kanë filluar që të administrojnë edhe dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button