Në 60 vjetorin e themelimit, “The Rolling Stones” nderohen me pulla postare

The Rolling Stones janë nderuar me një seri pullash postare nga Royal Mail në Mbretërinë e Bashkuar për nder të 60 vjetorit të tyre si grup.
Aktualisht në dispozicion për porosi, pullat paraqesin një numër fotosh të grupit nga e gjithë karriera e tyre, disa prej të cilave mund të shihen më poshtë.

“Pak grupe në historinë e rock-ut kanë arritur të krijojnë një karrierë aq të pasur dhe të shtrirë sa ajo e Rolling Stones. Ata kanë krijuar disa nga albumet më ikonike dhe frymëzuese të muzikës moderne, me performanca të drejtpërdrejta mbresëlënëse”, tha në një deklaratë, Drejtori i Çështjeve Publike dhe Politikave në Royal Mail, David Gold.
Që nga momenti i publikimit, pullat e Stones do të dalin zyrtarisht në shitje më 20 janar./21Media

Back to top button