A do ketë masa të reja në Kosovë? Flasin nga MSH-ja për RTV21

Ministria e Shëndetësisë nuk do të marrë vendim për ashpërsimin e masave anti-COVID, ani pse në Kosovë që nga fillimi i vitit 2022 ka rritje të dukshme të rasteve me Covid-19.
Për portalin rtv21.tv Ministria e Shëndetësisë  tha se aktualisht po zbatohen masat, të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre.
“Aktualisht mbesin në fuqi masat e ndërmarra më herët”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Sipas MSH-së, ndryshimi i masave varet nga zbatimi i masave që jenë në fuqi dhe nga vaksinimi kundër COVID-19.
“MSh, përmes IKSHPK-së dhe Komisionit këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po përcjell situatën epidemiologjike dhe në varësi se çfarë rekomandime jepen për Ministrin nga trupat profesionale, bazuar gjithmonë në ecurinë e situatës epidemiologjike, do të mund te propozohen masa te reja. Por, ende mbesim me masat e ndërmarra më herët”, thonë nga MSH-ja për rtv21.tv
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa nga 6 mijë e 360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 2 mijë e 992./21Media

Back to top button