Në Bashkësinë Islame janë therur mbi 12 mijë kurbanë për festë

Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.
Sipas BIK-ut, janë therur mbi 12 mijë kurbanë për festën e Kurban Bajramit.
“Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës. Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./21Media

Back to top button