Kaloni te përmbajtja kryesore

Në “Bellanoc” arrestohet 48-vjeçari nga Kosova

MPB  e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në pikën kufitare në Bellanoc është arrestuar 48-vjeçari nga Kosova, që siç bëjnë të ditur në njoftim, ai po kërkohej nga Interpoli i Zvicrës

“Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button