Në ditëlindjen e 93-të martohet për herë të katërt

Buzz Aldrin i cili u bë personi i dytë që shkeli ndonjëherë në Hënë në vitin 1969 u martua me “dashurinë e tij të gjatë” në ditëlindjen e tij të 93-të të premten.

Ish-astronauti për martesën e tij njoftoi përmes një postimi në Twitter.

Ai u martua me  Anca Faurin, 63 vjeçare.

“Në ditëlindjen time të 93-të dhe ditën që do të nderohem gjithashtu nga Living Legends of Aviation, kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime shumëvjeçare Dr. Anca Faur dhe unë u martuam,” shkroi Aldrin. 

Ai tutje ka shtuar se ceremonia e dasmës ka qenë private.

Kujtojmë se, Aldrin është martuar dhe divorcuar tre herë./21Media

Back to top button