SHBA pritet të ndalojë importet e naftës ruse

 
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse nga SHBA gjatë ditës së sotme.
Njoftimi pritet të vijë si sanksioni i fundit në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan BBC.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të flasë sot për të “shpallur veprimet për të vazhduar ta mbajë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”.
Administrata e Biden ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë për të ndërmarrë këtë hap./21Media

Back to top button