Në Dubravë tentohet të futet drogë përmes kompanisë që ishte e kontraktuar për pajisje elektrike

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot është parandaluar futja e kontrabandës nga oficerët korrektues.

“Pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, ka njoftuar SHKK.

Tutje në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se në tunelin e hyrjes në Porten e Re të qendrës kanë lokalizuar veturën e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK.
Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të vetures (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar./21Media

Back to top button