Në dy ditët e ardhshme deri në 17 gradë nxehtë
Në dy diët e ardshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës./21Media