Në Festivalin e Teatrove do të prezantohet “Udha e Shkronjave”
Festivali Teatrove nis më 1 tetor dhe do të zgjasë plotë shtatë ditë.
Në kuadër të FTF, “Udha e Shkronjave 1946 – ish-gjimnazi vjen si hapësirë e rrugëtimit të parë të shkronjave shqipe në rrugë institucionale shkollore në Ferizaj”.
“Në hyrje të këtij objekti të rëndësishëm kulturor dhe memories kolektive, figurojnë 25 emra të spikatur të arsimtarëve që kanë shërbyer në këtë shkollë gjatë viteve 1946-1955”, thuhet në njoftim.
Në këtë objekt, sipas njoftimit janë zhvilluar ngjarje të ndryshme kulturore nga arsimtarët që kanë punuar në kohën kur kjo shkollë u njoh si “Jeronim de Rada”.
Performanca, sipas njoftimit të FTF-së do të punohet nga regjisori Kaltërim Balaj dhe do të shfaqet në ish-gjimnazin më 5 tetor, nisur nga ora 17:00.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?