Pesë ditëve të ardhshme pritet që temperaturat të zbresin në 2 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
“Të mërkurën vende -vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin. Të enjten mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme . Të premten ,serish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu, Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.“, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button