Kaloni te përmbajtja kryesore

Në fundjavë nis Prince Caffe Superliga, pritet të jetë interesante

Në fundjavë do të fillojë Prince Caffe Superliga, që pritet të jetë shumë interesante. Tetë skuadrat janë konkurruese dhe siç ka informuar Federata e Basketbollit e Kosovës, ato kanë bërë përforcime të bujshme, me lojtarë vendorë dhe të huaj, ku priten shumë derbi gjatë gjithë edicionit.
Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli do të fillojë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Rahovecit. Yllit i janë larguar Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiq, por gjithashtu ka bërë përforcime, ndërsa Vreshtarët janë organizuar dhe synojnë një edicion sa më pozitiv.
Të shtunën do të zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.
Derbi i kësaj xhiroje, sipas FBK-së do të zhvillohet mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Te bardhekaltrit u rikthye Dardan Berisha, pikërisht nga Peja, kurse verdhezinjtë rikthyen Alban Veselin dhe Arti Hajdarin.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit edicionin e kaluar fituan Superkupën, që ishte trofeu i parë në histori të klubit dhe synojnë trofe edhe në këtë edicion, ndërsa mitrovicasit e nisin me synime të mëdha, ku do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare, kurse synime të mëdha kanë edhe në garat vendore./21Media
Java 1
E shtunë
17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi
E diel
17:15 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Trepça – Ponte Prizreni

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button