Në gjendje të dehur rrah një burrë në Pejë, arrestohet

Një burrë është sulmuar fizikisht  nga një burrë tjetër në gjendje të dehur në Pejë, raporton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se viktimës për shkak të lëndimeve i është dashur të pranojnë trajtim mjekësor, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje

Rasti është cilësuar si “dhunë në familje” dhe është duke u hetuar./21Media

Back to top button