Qeveria tregon pse dështoi mbledhja
Në mbledhjen e Qeverisë shkuan vetëm ministrat në detyrë që vijnë nga LDK-ja
Mbledhja e Qeverisë e cila ishte paraparë që të mbahej sot në orën 9:00 ka dështuar pasiqë kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës nuk i kanë shkuar ministrat.
”Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje”, bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë.
Në mbledhjen e Qeverisë kanë shkuar vetëm ministrat në detyrë që vijnë nga LDK-ja por jo edhe ata të PDK-së që kanë qenë në koalicion me LDK-në që nga viti 2014./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?