Në këtë ditë bie borë, moti për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasditen e së hënës do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
“Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore”, thuhet në njoftim.
Të martën po ashtu do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.
Të mërkurën vende-vende do të ketë edhe riga shiu dhe reshje bore.
Ndërkaq të enjten, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.
Bëhet e ditur se të premten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu./21Media

Back to top button