Itali: Përleshje e madhe mes tifozëve të Napolit dhe Romës

Tifozët e Napolit dhe Romës janë përplasur në autostradën pranë Arezzos, pasditen e sotme.
Tifozët e Napolit, të cilët po udhëtonin drejt Genovas për ndeshjen e skuadrës së tyre kundër Sampdorias, i kanë zënë pritë tifozëve të Romës që po udhëtonin drejt Milanos.
Policia është dashur të ndërhyjë me shpejtësi dhe ka mbyllur përkohësisht drejtimin me dy drejtime të autostradës deri sa situata të vihej nën kontroll.
Një tifoz raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në spital pasi u godit me thikë gjatë përleshjes. Nuk dihet ende nëse ai është mbështetës i Napolit apo i Romës./21Media

Back to top button