Në Klinikën e Psikiatrisë kërkuan ndihmë 4 mijë e 450 persona
Në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4 mijë e 450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste.
Raste urgjente kanë qenë 1 mijë e 257 vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë, ndërsa për adoleshentë kanë qenë 1 mijë e 652 raste.
Ndërkohë që vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 771.
Sa i përket Shërbimeve pedagogjike në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, gjithsej janë kryer 306 shërbime./21Media