Në Kosovë bëhet klasifikimi i mësimdhënësve me probleme shëndetësore

Mësimdhënësit me probleme shëndetësore do jenë përfitues të 1 milion e 700 mijë eurove. Ky vendim është marrë muajin e kaluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Për portalin rtv21.tv Zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Iliriana Pylla ka thënë se kalsifikimi i mësidhënësve është në kuadër të Komunave të Kosovës.
Ajo tutje ka treguar se komunave i është ndarë edhe udhëzuesi se si duhet të veprohet në këto raste.
“Fondi është ndarë. Komunave iu është ndarë udhëzuesi se si duhet të veprohet. Kjo është kompetencë e komunave se si i klasifikojnë mesimdhenesit”, ka thëë Pylla.
Nga granti prej 1 milion e 700 mijë euro do të përfitojnë rreth 300 mësimdhënës./21Media

Back to top button