Në kujtim të grave që kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje

 

 

Dita ndërkombëtare e Gruas e ka gjetur Durrësin të përfshirë në fushatën e Këpucëve të Kuqe, një homazh për gratë që kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje dhe domosdoshmërisë për të thyer heshtjen ndaj këtij fenomeni që ka njohur përkeqësim gjatë pandemisë.

Shkallët e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë mbushur me këpucë në kujtim të këtyre viktimave.

Përveç fushatës “Këpucët e kuqe”, Teatri i Durrësit dhe regjisorja e tij Driada Dervishi do të sjellin 8 rrëfime që bazohen në histori reale të grave, disa prej të cilave kanë humbur jetën nga dhuna në familje.

Në një tjetër kënd të qytetit, fushata e ndërgjegjësimit ka përfshirë djemtë dhe burrat të cilët kanë shpërndarë dhe informacioneve ligjore mbi këtë dukuri. Burrat dhe djemtë durrsakë kanë zgjedhur të sfidojnë mentalitetin patriarkal dhe rolet e ndryshkura gjinore./21Media

 

Back to top button