Në Mariupol banorët pa energji elekrike dhe pa ngrohje
Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën në Mariupol.
“Këtë natë granatimet ishin gjithnjë e më afër. Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe”, ka thënë ai.
Sipas njerëzve të tjerë, shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar, transmeton rtv21.tv
“Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim”, thotë dikush tjetër./21Media