Në marshin e 8 marsit, thirrje për drejtësi dhe barazi

(Lajm i përditësuar)


Kolektivi Feminist për 8 mars në Ditën e Gruas ka organizuar marshin me moton “Marshojmë, s’festojmë”.

Përfaqësuese të shoqërisë civile dhe gra të tjera janë mbledhur në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe më pas kanë vazhduar marshin në rrugët “Garbialdi”, “Luan Haradinaj”, “UÇK”, për të përfunduar në Sheshin “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovës

Me hedhjen e tymit dhe ngjyrës të kuqe para zyrës të stacionit policor kanë bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

Të njëjtën e kanë bërë edhe para ndërtesë së Qeverisë, ku të pranishëm janë duke qëndruar një numër i madh i forcave policore.


Tym i kuq në marshin tradicional “Marshojmë s’festojmë”

Ka nisur marshi në sheshin “Zahir Pajaziti”. Disa gra janë mbledhur aty për të marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Aty është bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

Ky tubim është organizuar nga kolektivi organizon marshin “Marshojmë S`festojmë”.

Aktiviteti nisi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek sheshi “Skënderbeu”, tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Back to top button