Në mesin e të arrestuarve, tre zyrtarë të MMPH dhe një asamblist i VV-së
Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të policor “Brezovica 6”, bënë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Prokurori i rastit Rasim Maloku, konfirmoi për RTV21 se në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu si dhe tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit”, “Marrja e ryshfetit”, Dhënia e ryshfetit” dhe “Fajde”.
Gjatë aksionit të koduar policor “Brezovica 6”, janë bastisur 11 lokacione të ndryshme në Prishtinës, Podujevë e Fushë Kosovë, me ç’rast janë sekuestruar prova të ndryshme materiale.
Ndaj personave të dyshuar pritet të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./21Media