Shefi i NATO-s e quan mobilizimin e Putinit ‘të rrezikshëm dhe të pamatur’

Mobilizimi i mijëra trupave shtesë nga presidenti rus, Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin dhe kërcënimi i tij për të përdorur armë bërthamore ishte “retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”, kështu tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg i tha Reuters se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte një surprizë, por se do të përshkallëzonte konfliktin që filloi me pushtimin rus më 24 shkurt.
Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan “se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, trupat ruse ishin të pajisura keq dhe nuk kishin komandë dhe kontroll të duhur dhe se ishte e qartë se presidenti rus kishte bërë “një llogaritje të gabuar”, transmeton rtv21.tv.
Putin thirri 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të vendit, duke lënë të kuptohet për Perëndimin se ai ishte i përgatitur të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë./21Media

Back to top button