Në mesin e të vdekurve nga Covid-19 është edhe një 1 vjeçar

 

IKSHP sot ka publikuar listën me rastet e reja  për personat e prekur me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar katër raste të vdekjes, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 1 vjeçar nga Prishtina.

Ndërkaq, rastet e tjera të vdekjes janë paraqitur nga komunat: Ferizaj një 78 vjeçar, Mitrovicë një 67 vjeçar dhe në Podujevë një 42 vjeçar.

Nga Covid-19 në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 170 raste të reja me Covid-19 ./21Media

 

 

Back to top button