PSD: Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën sot

 

Katër aktivistë të Partisë Socialiste janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një përleshje që kanë pasur me zyrtarët policorë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga PSD.

“Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij. Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash. Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën sot. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shtuar ndër të tjera, PSD, në faqen zyrtare në Facebook./21Media

Back to top button