Në mesjavë vazhdon superliga e Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e saj të shtatë në mesjavë dhe në program janë disa ndeshje mjaft interesante.
Lideri i tabelës, Ballkani do të ballafaqohet me Feronikelin në Suharekë, kurse Malisheva luan si mysafir ndaj Drenicës në ndeshjen kryesore të kësaj jave.
Gjilani që të dielën e fitoi derbin lokal me Dritën do të ballafaqohet me skuadrën e fundit në tabelë, Llapin.
Tri ndeshjet e lartpërmendura zhvillohen të martën.
Gjatë të mërkurës, kampioni aktual Prishtina e pret Ulpianën, ndërsa Drita është mysafir i Dukagjinit.
Pas gjashtë ndeshjeve, tabela kryesohet nga Ballkani me 12 pikë, i ndjekur nga Malisheva, Drita dhe Drenica me nga 11 pikë./21Media

Back to top button