Administrohen mbi 10 mijë targa të përkohshme

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se nga 20 deri më 26 shtator ka administruar 10,110 targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.
Më së shumti targa të përkohshme u vendosen në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare janë vendosur 2 mijë e 597 targa të përkohshme.
“Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, njofton (MPB).

Pas vendosjes së reciprocitetit, rrugët që çojnë në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga qytetarët serbë, të cilët kanë vendosur në rrugë kamionë e mjete të tjera të rënda./21Media 

Back to top button