Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi 

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.
Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrotjësen e viktimave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, me 8 nëntor 2021.
Ndërkaq, për mbrojtjen e Mustafës afati për parashtrimin e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit është caktuar deri me 15 nëntor 2021,  raporton “Betimim për Drejtësi”.
Në këtë rast, sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur W04600, i cili ka filluar ta japë dëshminë e tij më 23 shtator 2021.
Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.
 

Back to top button