Në Mitrovicë pezullohen shërbimet për vula apostile, shkak virusi

 

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e Komunës së Mitrovicës se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në këtë komunë.

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile.

Sipas ministrisë, qytetarët e Komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim./21Media

Back to top button