Pushimet kthehen në tragjedi, një i vdekur dhe dy të lënduar

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe lëndimin e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës në Shqipëri.

Një automjet tip “Ford” me targa të Durrësit në të cilin ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar A. A, i cili ishte pasagjer në mjet.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të lënduarit E. B dhe A. K janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip “Ford”me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Viktima dhe të lënduarit mësohet se po shkonin për pushime në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button