Në nëntor publikohet dokumentari “My Mind&Me” i Selena Gomez

Selena Gomez ka ndarë fotografinë e parë nga dokumentari i saj i ardhshëm.
Dokumentari i 30 vjeçares i cili do të publikohet më 4 nëntor, flet për jetën personale e profesionale të saj.
“Jam pak nervoze, por edhe e emocionuar ta ndaj këtë anë timen me ju”, shkroi Selena.
Dokumentari reflekton mbi rrugëtimin e saj nëpër famë dhe momentet më sfiduese gjatë karrierës së saj.
Gjatë gjashtë viteve të fundit, Gomez pati vëmendjen mediatike. Përshirë këtu ndarjen nga këngëtari Justin Bieber në vitin 2013, ku në vitin 2014 u vendos në qendër rehabilitimi.
Në vitin 2017 ajo iu nënshtrua një operacioni në veshkë.
Pas kësaj, ajo u rikthye prapë me Bieber, për t’u ndarë në vitin 2018 përsëri.
Gomez ka folur vazhdimisht për betejën me shëndetin mendor ndër vite.
Për dokumentarin e Gomez prisni 4 nëntorin./21Media

Back to top button