Latifi i dorëzoi raport Kurtit ku paraqiti pakënaqësitë, sfidat dhe të arriturat (DOKUMENT)

Rifat Lafiti dorëzoi dorëheqjen nga posti i Ministrit të shëndetësisë ende pa i bërë një vit në këtë detyre.
Latifi në letrën e dorëheqjes së ia dorëzoi kryeministrit Kurti shkroi se këtë vendim e mori me zhgënjim të thellë pas shumë reflektimesh që kishte bërë gjatë muajve të fundit. Bashkë me këtë letër i dërgoi edhe një një raport të detajuar, të cilin ku ka listuar të gjeturat, sfidat dhe arritjet në 10 muajt e parë.
“Mungesa e profesionalizimit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keqmenaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe menaxhim diktatorial i administratës që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim”, thotë njëra nga 13 pikat tek të gjeturat.
Në këtë raport Latifi a thënë se është e pamujndur të zhvillohet initucioni i ShSKUK-së për shkak siç ka thënë ai të mungesës së aftësive menaxheriale .
“Buxheti i vogël dhe mungesa totale e projekteve kapitale për vitin 2022 ishte shembull i neglizhencës zhvillimore të shëndetësisë”.
Si të arritur Latifi përmend sigurimin e fondeve të reja për mbështjen e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, si dhe për zgjerimin e programit të telemjekësisë. Si dhe mundësinë e edukimit të stafit shëndetësor nëpër Evropë dhe sensibilizimin e diasporës për të ndihmuar shëndetësinë kosovare.
“Kemi siguruar mundësinë e edukimit të stafit tonë klinik në Austri, Zvicër, Greqi, Izrael dhe shumë vende të tjera me të cilat jam duke punuar aktualisht”., thuhet në raport./21Media

Back to top button