Në përleshjet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, 22 të vrarë

Njëzet e dy persona kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet grupeve të armatosura të krishtere dhe atyre myslimane

Njëzet e dy persona, në mesin e të cilëve 17 civilë kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet grupeve të armatosura të krishtere dhe atyre myslimane në qytetin Bria në Republikën Qendrore Afrikane, derisa rreth 10.000 të tjerë janë detyruar që të largohen, njoftoi të shtunën misioni paqeruajtës i OKB-së në këtë shtet.

“Lufta ndërmjet grupeve të armatosura në qytetin Bria dhe në rajonet tjera në lindje të shtetit duhet të ndalohen”, ka thënë Dajen Korner, zëvendës shefe e misionit të Kombeve të Bashkuara (MINUSCA).

Back to top button