Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

“Jemi krenar me veprën madhore të heronjve”

Drejtues të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 37 vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti  ynë “Kadri Zeka”.

Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët, Profesorët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast rektori, Bajram Kosumi tha se jemi krenarë me veprën madhore të heronjve, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. “Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë”, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi heronjtë, Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë./21Media

Back to top button