“Si çiftet që po shkurorëzohen brenda muajit”, Jashari: Bashkimet politike mos të bëhen brenda natës

Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka kritikuar mënyrën se si po realizohen bashkimet politike në Kosovë, duke theksuar se proceset e tilla duhet të jenë më të gjata dhe më të qëndrueshme.

Sipas tij, bashkimet politike që bëhen me nxitim shpesh përfundojnë me përçarje menjëherë pas zgjedhjeve.

“Procesi i bashkimit duhej të ishte një proces më i gjatë, që kur të bashkohen mos të ndahen kur përfundojnë zgjedhjet. Në zgjedhjet e fundit me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u nda ende pa u certifiku zgjedhjet”, ka deklaruar Jashari.

Ai përmendi edhe Fatmir Limaj, për të cilin tha se ka respekt për të kaluarën e tij politike, por bashkëpunimet nuk duhet të krijohen pa një proces të mirëfilltë dhe afatgjatë.

“Kam respekt për Fatmir Limaj dhe të kaluarën e tij, por fakti që janë të ndarë me Partia Demokratike e Kosovës dhe historiku i tyre nuk duhet të çojë në marrëveshje brenda natës. Është si të rinj që njihen në internet, kurorezohen pas një muaji dhe pastaj ndahen. Nuk na duhen bashkime dhe divorcë të shkreta”, tha Jashari.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button