Në Podujevë vendoset gurthemeli i objektit të Urgjencës së Qytetit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me ud. Ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, Ambasadorin e Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al Marri, zëvendës drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, drejtorin e kësaj organizate në Kosovë, Esam Dabab dhe bashkëpunëtorë komunal vendosën gurthemelin e ndërtimit të Urgjencës se Qytetit në Podujevë.
Sipas Bulliqiti, ky projekt i cili është në bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7milionë, ku organizata financon me 1.1 milionë, ndërsa Komuna e Podujevës financon me 600,000.
“Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës”, njoftoi Bulliqi./21Media

Back to top button