Në Preshevë me 23 shtator protestohet kundër diskriminimit nga Beogradi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se me 23 shtator do të vazhdojë  marshimi i shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij marshi.

“Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!

Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. , ka shkruar Sinani në Facebook.

Më tej ajo ka thënë se po kërkojnë ato që iu takojnë.

“Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!

Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka përfunduar Sinani.

Back to top button