Gërxhaliu për deklaratën e Konjufcës: Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së
(Lajm i përditësuar)
Gërxhaliu për deklaratën e Konjufcës: Kosova nuk mund të ec përpara pa mbështetjen e SHBA-së
Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në “Click” të RTV21 komentoi deklaratën e kryeparlamentarit, Galuk Konjufa i cili tha se Kosova po vepron drejt në drejtim të sovranitetit. “Nëse për këtë përjashtohemi atëherë unë mund të them se me keni lënë pa tekst”. Tha ndër tjerash ai.
E për këtë deklaratë pati kritika Gërxhaliu, i cili tha se Kosova nuk mund të ec përpara pa mbështetjen e SHAB-së.
“Në këtë drejtim një qasje e tillë mendoj se e irriton bashkësinë ndërkombëtare, dhe të kemi deklarata të tilla në kohën kur Kosova është i vetmi shtet në Evropë nën masa evropiane, masa të cilat ka Rusia, Bjellorusia dhe Irani besoj se komentet janë të tepërta”, tha ndër tjerash Gërxhaliu.
Gërxhaliu: Largimi nga CEFTA autogol për Kosovën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu në emisionin “Click” në RTV21 tha se largimi i Kosovës nga CEFTA do të ishte një autogol për vendin.
“Është një mbyllje e cila në qoftëse politika mendon se do ta paketojë si një formë të patriotizmit steril, atëherë biznesi do të ketë vështirësi shumë të mëdha , sepse këto bllokada dhe largimi i Kosovës nga CEFTA eventualisht do të jetë një godtije shumë e madhe në veçanti për sektorin prodhues, i cili është i dërmuarr”, tha Gërxhaliu.
Ai shtoi se prodhuesit në Kosovë edhe ashtu kanë probleme dhe një gjë e tillë sipas Gërxhaliut do të ia vështirësonte edhe më shumë funksionimin.
“Në ekonomi flet lapsi , kalkulimi dhe jo emocioni dhe politika”, shtoi ai./21Media