Në pritje të Atalanta-Villarreal, këto janë të gjitha skuadra e kualifikuara në fazën 1/16

 
Duhet pritur edhe dita e nesërme (e enjte) kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit për t’u kompletuar mozaiku pre 16 skuadrave që janë kualifikuar për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por tashmë dihen emrat e 15 skuadrave që kanë vazhduar tutje në këtë garë.
Natyrisht se kësaj faza do t’i mungojnë skuadra të mëdha si Milani e Barcelona, e po ashtu edhe Borussia Dortmundi, por gjithsesi do të jetë një luftë e madhe e top skuadrave evropiane për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm evropian.
Pas ndeshjeve të së mërkurës, tashmë këto janë të gjitha skuadra që kanë kaluar në fazën 1/16 të UEFA Ligës së Kampionëve:
Manchester City, Paris-Saint-Germain, Liverpool, Atletico Madrid, Ajax, Sporting Lisbona, Real Madrid, Inter, Juventus, Chelsea, Manchester United, Bayern Munih, Benfika, Lille dhe Salsburgu.

Back to top button