Kaloni te përmbajtja kryesore

Vasolli: Befasues insistimi i Borrellit për Asociacionin

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, sonte në “Click” të RTV21 e quajti befasues insistimin e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për çështjen e Asociacionit.
Vasolli u shpreh se ajo që është thënë dje në Bruksel, tregon se duhet të ketë dialog edhe për temën e Asociacionit, shkruan rtv21.tv

Dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian është shprehur i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar ka thënë se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button