Në programin kombëtar për mbrojtje nuk përfshihet shërbimi i detyrueshëm ushtarak
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në Programin Kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse edhe pse ishte premtim i fushatës parazgjedhore në vitin 2021. Qeveria e ka arsyetuar mos përfshirjen e shërbikit të detyrueshëm me aryestimin e analizës më të thellë dhe marrë parasysh nevojat e vendit. Sipas saj mbrojtja gjithëpërfshirëse mund të arrijë synimin që ka pasur shërbimi i detyrueshëm ushtarak, meqë kjo do të kishte edhe implikime ligjore dhe vështirësitë e tjera.
“Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është program tjetër i mbrojtjes qw nuk ndërlidhet me shërbimin e detyrueshëm. Mbrojtja gjithëpërfshirëse është Strategji qeveritare e mbrojtjes qe ka synim përfshirjen mbarë-shoqërore në sistemi e mbrojtjes me qëllim mbrojtjen e interesave të vendit. Është program që për qytetarët është program vullnetar i përgatitjes dhe trajnimit për shkathtësitë bazike ushtarake, dhënien e ndihmës së parë dhe shkathtësi tjera që ndërlidhen edhe me reagimin në fatkeqësi natyrore. Për institucionet dhe administratën civile qartëson rolin e tyre në situata lufte apo të fatkeqësive natyrore. Qëllim mbetet ndërtimi i qëndrueshmërisë kombëtare ( reziliencës kombëtare).”, tha për rtv21, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Pavarësisht mos përfshirjes së shërbimit të detyrueshëm një i ri nga Prishtina, Lum Haziri thotë se është i gatshëm që të kryej shërbimin ushtarak
“Po mendoj që do të ishte një eksperiencë e re edhe pse jo t’i ndihmojmë Kosovës”, tha Lum Haziri, i ri nga Prishtina
“ Po do të pranoja përveç eksperiencë do të na mësonte edhe disiplinë personale”, tha Eltin Mehmeti, i ri nga Prishtina
“ Po sepse do të ishte edhe eksperience e re por edhe një mundësi për ta ndihmuar Kosovën”, tha Yll Kushutova, i ri nga Prishtina
Ideja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të shumta për luftë, është njëra nga temat që ka qenë në qendër të diskutimeve në vitet e fundit. Por, deputeti i PDK-së Hisen Berisha, thotë se premtimi i qeverisë se do ta bëjë shërbimin e dëtyrueshëm ushtarak ishte vetëm një gënjeshtër dhe premtim elektoral pasi që siç thotë plani 10 vjeçar për transformimin e FSK-së, nuk e lejon një gjë të tillë.
“ LVV-ja duke dashtë me minu punën e FSK-së ka ardhë me një premtim të cilin nuk do të mund ta përmbushë kurrë detyrimin ushtarak. Pasi që plani i transferimit të FSK-së flet për këtë punë pra varësisht për nevoja të ushtrisë edhe do të rekrutohen të rinjtë por bëhet në forma të ndryshme jo me detyrim pasi që me detyrim shumica e shteteve kanë dështuar dhe nuk e kanë më këtë praktikë dhe as Kosova nuk ka nevojë Kosova ka nevojë të krijoj partneritete…”, tha Berisha për rtv21.
Ideja për shërbimin ushtarak të detyruar është riaktualozuar më së shumti pas agresionit rus mbi Ukrainën. Në kuadër të kësaj, Kroacia që nga janari i vitit të ardhshëm e ka bërë të detyrueshëm shërbimin ushtarak i cili pritet të zgjasë dy muaj. Ndërkohë Serbia, që llogaritet vendi më kërcënues për shtetet e Ballkanit, ka propozuar një gjë të tillë pas 14 vjetësh, propozim ky që pritet të aprovohet edhe nga qeveria e Serbisë. Por, që një gjë e tillë të bëhet në Kosovë shihet si e pa mundur nga eksperti ushtarak Ramadan Qehaja. Ai thotë se kjo gjë ka një kosto shumë të lartë dhe se vendi duhet të përqëndrohen të forcoj kapacitetet e ushtrisë së rregullt.
“Nuk duhet të hidhet poshtë si ide por ka një kosto jashtëzakonisht të lartë dhe në këto kohë që ndodhet Kosova është e pamundur të bëhet…”, tha Qehaja.
Kryeministri Kurti në vitin 2021 pati premtuar se në qeverisjen e tij do të bëhet shërbimi ushtarak i detyrueshëm dhe sipas tij ai do të zgjaste 3 muaj./RTV21/21Media