Në QKUK kryhet për herë të parë operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

Në Klinikën e Neurokirugjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer për herë të parë operacioni i largimit të tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.
ShSKUK ka njoftuar se ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova, të asistuar nga anesteziologë dhe ekipi përcjellës i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
Tutje SHSKUK-ja ka njoftuar se operimi ka përfunduar me sukses dhe pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.
“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e i cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button