Në Serbi protesta kundër Vuçiqit
Për të dytën herë me radhë në Serbi janë duke u mbajtur protesta
Në kryeqytetin serb, Beograd për herë të dytë janë duke u zhvilluar protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve duke shprehur pakënaqësi me fitoren e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.
Dje pasdite një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme dhe studentë protestuan edhe në qendër të Çaçakut, të cilët bartnin ishin thirrur përmes rrjetit social Faecbook. Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimet: “Stop diktaturës”, “Merr përgjegjësi e jo sanduiç”, “Liri mediave”, “Vuçiq nuk është presidenti im” e të tjera.
Ndërkohë, tubime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Novi Sad, Llazarevac, Nish dhe Novi Pazar, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ndryshe, Vuçiq i fitoi zgjedhjet e 2 prillit me më shumë se 55% të votave.