Në shenjë solidariteti në kuadër të “Manifesta 14”, mbahet aktivitet kundër luftës në Ukrainë

Sot në kuadër të “Manifesta 14”, u mbajt aktiviteti për Koalicionin Ndërkombëtar të Punëtorëve të Kulturës kundër luftës në Ukrainë.
Ky aktivitet është shtyrë nga agresioni rus dhe lufta në Ukrainë. Kjo platformë e hapur online paraqet një mundësi për të protestuar kundër luftës, diktaturës dhe autoritarizmit.
Kuratorja e programeve të artit, Medialna Kateryna Rusetska, tha se kanë filluar të mbajnë ekspozita që janë aktivitete bamirëse ku mbledhin para dhe blejnë municione dhe disa gjëra elementare për ata që janë në ushtri. Ajo rikujton me mallëngjim ditët kur vendi i tyre Ukraina nuk ka pasur luftë dhe gjithçka ishte në rregull dhe tani që ka luftë flasin për shtet ndërtim.
“Tani të gjithë kemi filluar të mbajmë ekspozita, kryesisht aktivitete bamirësie, mbledhim para dhe i dërgojmë këto para ose blejmë ndonjë municion ose disa gjëra elementare për miqtë tanë që janë në ushtri tani. Dhe kjo është, për shembull, miqtë e mi që dikur kishin një klub nate, ose ishin banakierë, apo arkitektë, dhe kjo është absolutisht çmenduri. Pra, në janar flisnim për artin dhe pinim mbrëmjeve, dhe tani duhet të mbledhim para për të blerë municion dhe dronë, por kështu funksionon. Pra, ne kemi programe të ndryshme, kryesisht flasim se si të flasim për luftën gjatë luftës. Ne ndajmë përvojën tonë, ne të gjithë ndajmë kryesisht të njëjtën përvojë, flasim për frikën, flasim për atë se si dhuna ka prekur edhe fushën kulturore, se si dhuna dhe lufta ndikoi në arsim, dhe ne përpiqemi të bëjmë plane. Pra, ne flasim tashmë për rindërtimin, flasim se si do të trajtojmë hapësirat publike. Ne kemi punuar shumë për të shpëtuar trashëgiminë, trashëgiminë e modernizmit sovjetik dhe ndoshta ishim një nga organizatat më të suksesshme në këtë rast, në pjesën tonë të Ukrainës”, tha ajo.
Ndërkaq, artisti bjellorus, Uladzimir Hramovich, u shpreh se është duke u përpjekur për ta ndihmuar Ukrainën ku bashkë me shumë miq kanë marr pjesë në protestë duke luftuar.
“Ne thjesht po përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën, sigurisht dhe shumë nga miqtë tanë morën pjesë në protestë dhe tani duke luftuar nga ana e Ukrainës, dhe sigurisht e kuptojmë se nëse Ukraina fiton, kur regjimi i Putinit ose vetë Rusia të bjerë, Lukashenko do ta pasojë gjithashtu”, tha ai.
Artisti Kosovar, Fatmir Mustafa – Karllo tha se qëllimi i këtij projekti është ruajtja dhe promovimi i hapësirave publike dhe natyrës.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti është… ruajtja dhe promovimi i hapësirave publike dhe natyrës. Pra, marrëveshja perfekte e Prishtinës dhe më gjerë bëhet e dukshme teksa arrin majën e kodrës. Pra kjo kodër është një vend perfekt për ndërtimin e apartamenteve, pallateve dhe vilave…”, u shpreh ai.
Përmes këtij projekti është shprehur solidariteti me popullin në Ukrainë që janë prekur nga agresioni ushtarak rus, dhe me ata që i rezistojnë represioneve dhe terrorit kolonial, patriarkal, imperialist dhe politik kudo në botë.

Back to top button