Rusia do të furnizojë vendet e varfra me rreth 500 mijë tonë grurë

Moska ka thënë se do të furnizojë mijëra ton drithë për vendet e varfra gjatë katër muajve të ardhshëm, me ndihmën e Turqisë.
Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar ministrin e bujqësisë Dmitry Patrushev, tha se vetëm 3% e ushqimit të eksportuar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja kishte shkuar në vendet më të varfra dhe se vendet perëndimore përbënin gjysmën e të gjitha dërgesave.
Marrëveshja u nënshkrua në korrik për të çliruar disa milionë tonë drithë nga portet e bllokuara të Ukrainës.
Programi Botëror i Ushqimit tha se lufta në Ukrainë ka përkeqësuar një krizë globale të urisë pasi konflikti ka rritur kostot e ushqimit, karburantit dhe plehrave. /21Media 

Back to top button