Në shkolla po ligjerohet për sigurinë në trafik

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në saje të  angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit dhe parandalimit, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022, ka vazhduar me implementimin e planit të veprimit ‘Siguria në shkolla’.
Edhe gjatë muajit tetor, zyrtarët policorë po vazhdojnë të mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore  me temën “Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor”.
Ligjëratat po mbahen nëpër hapësirat shkollore, ku në këtë fazë janë përfshirë shkollat fillore të cilat kanë qasje të afërt në rrugët rajonale dhe magjistrale në Komunën e Vushtrrisë. Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik.
“Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë në shkolla, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit shkollor”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button