Në Shtëpinë-Shkollën Hertica paraqiten dhjetë intervista të historisë gojore

Shtëpia-Shkollë Hertica është një prej lokacioneve që mund t’i vizitoni në kuadër të bienales Manifesta.
Kjo shtëpi u shndërrua në një hapësirë për rezistencë paqësore në vitin 1990, kohë në të cilin priti qindra nxënës e mësues brenda hapësirave të saj.
Në fillim të viteve 1990 shumë gjimnazistë dhe studentë Kosovarë e Shqiptarë nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore. Alternativa, e cila i lejonte të rinjtë të vazhdonin shkollimin, ishte përdorimi i shtëpive dhe banesave private që u shndërruan në hapësira arsimore.
Metodologjia e ETEA-s, ndërhyrja artistike e të cilëve gjendet në Shtëpinë-Shkollë Hertica, ka në fokus ndërhyrjet në infrastrukturë, arte, kërkim shkencor dhe trajnim.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se në këtë hapësirë ata paraqesin dhjetë intervista të historisë gojore me njerëz që ishin pjesë e sistemit, midis tyre ish-nxënës, mësues, mjekë dhe politikanë, video-instalimi Shkolla pa Shkollë ndihmon në përgatitjen e shtegut për muzeun e ardhshëm.
Ndërmjetësuesit e Manifestas po organizojnë guida të hapura falas për këtë hapësirë dhe ndërhyrje artistike./21Media

Back to top button