Tentim sulmi ndaj Rrahman Jasharajt, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria ka nisur hetimet rreth tentim sulmit ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe, janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ndaj kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë.
Paraditën e sotme, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, një qytetar tentoi ta sulmojë kryesindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharajn./21Media

Back to top button