Në “Tabanoc” pritet rreth një orë, në Bogorodicë rreth 30 minuta

Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga shteti rreth 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./TV21

Back to top button